Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Prishtinë ka rënë në 329, sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Pas Prishtinës me më së shumti raste aktive janë: Gjilani me 117, Ferizaj me 114, Prizreni me 97, dhe Peja me 88 raste aktive.
Ndërkohë, numri i rasteve aktive me koronavirus në nivel vendi është 1,464.
Ditëve të fundit ka rënë ndjeshëm numri i rasteve ditore me COVID-19. Kjo ka bërë që Qeveria e Kosovës të marrë vendim për lehtësimin e masave. Sipas vendimit të ri, nga 1 marsi hiqet ora policore në tërësi, ndërkaq nga 7 marsi hapen edhe lokalet e natës dhe lejohet mbajtja e dasmave.