Komuna e Prishtinës ka aktualisht 179 raste aktive me COVID-19, sipas raportit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë për koronavirus.
Në këtë raport të publikuar të premten, thuhet se pas Prishtinës me më shumë raste aktive janë Ferizaj me 63, Gjilani me 62, Prizreni me 54 dhe Klina me 32.
Ndërkohë, numri i rasteve aktive në nivel vendi është 675.
Ditëve të fundit në Kosovë ka rënë dukshëm numri i rasteve ditore me COVID-19. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 31 raste pozitive.