Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prishtina me më së shumti raste aktive me COVID-19

Prishtina vazhdon të kryesojë për nga numri i rasteve aktive me COVID-19. Në Prishtinë aktualisht janë 167 raste aktive.

Pas Prishtinës vjen Ferizaj me 62 raste, ndërsa Gjilani i ka 61 raste aktive.

Në Prizren janë 56 raste aktive, ndërsa në Klinë 31 raste.

Në total në Kosovë janë 650 raste aktive.