Prishtina ka 185 raste aktive me COVID-19, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Pas Prishtinës, me më së shumti rasti janë komunat: Ferizaj me 64, Gjilani me 62, Prizreni me 52 dhe Peja me 38.
Ndërkohë, numri i rasteve aktive në nivel vendi është 748.
Javëve të fundit ka rënë dukshëm numri i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë. Si pasojë e kësaj, Qeveria në fillim të këtij muaji i ka lehtësuar masat anti-COVID.