Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

117 raste aktive me COVID-19 të dielën në Prishtinë

Prishtina vazhdon të prijë në listën e qyteteve me më së shumti raste aktive me COVID-19 në Kosovë.

Të dhënat e publikuara së fundmi nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se numri i rasteve aktive në kryeqytet ka rënë në 117.

Pas Prishtinës, qytetet me më shumë raste aktive janë Prizreni me gjithsej 46 dhe Ferizaj me 44.

Gjatë 24-orëve të fundit, në tërë Kosovën janë regjistruar 13 raste të reja pozitive me COVID-19. Nga ky numër i regjistruar së fundmi, pesë janë shënuar vetëm në Prishtinë.

Numri i të shëruarve brenda së njëjtës ditë është shënuar më i lartë. Nga gjithsej 28 shërime, nëntë kanë rezultuar në Prishtinë.