Edhe gjatë së dielës së 10 prillit, Prishtina prin listën e qyteteve me më së shumti raste aktive me COVID-19 në Kosovë.
Të dhënat e publikuara së fundmi nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se numri i rasteve aktive në kryeqytet ka është 148.
Pas Prishtinës, qyteti me më shumë raste aktive është Ferizaj me gjithsej 45.
Gjatë 24-orëve të fundit, në tërë Kosovën janë regjistruar 28 raste të reja pozitive me COVID-19. Nga ky numër i regjistruar së fundmi, shtatë janë shënuar vetëm në Prishtinë.
Numri i të shëruarve brenda së njëjtës ditë është shënuar më i lartë. Nga gjithsej 30 shërime, 10 kanë rezultuar në Prishtinë.