Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

160 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë

Prishtina edhe këtë të diel vazhdon të jetë në krye të listës së qyteteve me më së shumti raste aktive me COVID-19 në Kosovë.

160 persona vazhdojnë të jenë të infektuar me koronavirus në kryeqytet.

Pas Prishtinës, Gjilani dhe Ferizaj pasojnë me më së shumti raste aktive, që gjithsej kanë 70 dhe 67 raste aktive të infektimit.

Gjatë 24-orëve të fundit, nga gjithsej 36 raste të reja, Prishtina ka regjistruar nëntë të infektuar.

Me këtë rast, është rritur numri i të shëruarve krahas atij të rasteve të reja. Nga 48 të shëruar, 18 janë shënuar në Prishtinë.

Artikuj të ngjashëm