Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BE-ja për arrestimin e Popoviqit: Të respektohet sundimi i ligjit dhe procesi përkatës

Igor Popoviq

Bashkimi Evropian ka thënë se është duke ndjekur për së afërmi rastin e ndihmësdrejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviqit, të arrestuar nga autoritetet e Kosovës, dhe ka bërë ftesë që të evitohen deklaratat dhe veprimet që shkojnë kundër normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, apo siç thuhet në prononcimin e  BE-së “mes Beogradit dhe Prishtinës”.

Kjo thuhet në një përgjigje të zëdhënësit të Komisionit Evropian në pyetjet që janë parashtruar për këtë rast.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“BE është duke ndjekur për së afërmi rastin e Igor Popoviqit dhe ka marr në dijeni vendimin e gjykatës themelore të Prishtinës. Ne presim që sundimi i ligjit dhe procedura përkatëse të respektohen në tërësi”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

“Çfarëdo mase e heqjes së lirisë duhet të jetë e justifikueshme dhe proporcionale. Vetëm përmes procesit të dialogut mund të arrihet progresi në normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës. Deklaratat dhe veprimet që nuk janë në përputhje me këtë qëllim duhet të evitohen”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Beogradi ka reaguar ashpër ndaj këtij arrestimi duke akuzuar edhe bashkësinë ndërkombëtare.

Popoviqit iu caktua masa e paraburgim prej një muaji pas arrestimit më 18 korrik. Ai kishte mbajtur fjalim kundër UÇK-së në Hoçë të Madhe.