Në Bashkimin Evropian (BE) kanë thënë se janë duke e ndjekur për së afërmi rastin e ndihmësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq i cili është arrestuar nga autoritetet e Kosovës.
Në pyetjet që i janë parashtruar lidhur me rastin, një zëdhënës i Komisionit Evropian (KE) është përgjigjur duke bërë thirrje që të evitohen deklaratat dhe veprimet që shkojnë kundër normalizimit të raporteve mes Kosovës e Serbisë.
“BE-ja është duke e ndjekur për së afërmi rastin e Igor Popoviqit dhe ka marrë në dijeni vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës. Ne presim që sundimi i ligjit dhe procedura përkatëse të respektohen në tërësi”, thuhet në përgjigjen e BE-së. “Çfarëdo mase e heqjes së lirisë duhet të jetë e justifikueshme dhe proporcionale. Vetëm nëpërmjet procesit të dialogut mund të arrihet progresi në normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës. Deklaratat dhe veprimet që nuk janë në përputhje me këtë qëllim duhet të evitohen”.
Beogradi zyrtar ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të Popoviqit, duke e akuzuar edhe bashkësinë ndërkombëtare. Popoviqit i është caktuar masa e paraburgim prej një muaji pas arrestimit më 18 korrik. Ai ka mbajtur fjalim kundër UÇK-së në Hoçë të Madhe.
-
BE-ja për arrestimin e Popoviqit: Të respektohet sundimi i ligjit dhe procesi përkatës
-
Serbia pretendon se Popoviqi e pranoi “nën presion” fajësinë në Kosovë
-
Prokuroria kërkon paraburgimin e Popoviqit, Serbia lirimin e tij
-
Popoviqi është dërguar në mbajtje, i sekuestrohen dy telefona
-
Arrestohet Igor Popoviq, mbajti fjalim kundër UÇK-së në Hoçë të Madhe