Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BE-ja në Tiranë dënon dhunën në protesta: Protestuesit të tregojnë vetëpërmbajtje

Bashkimi Evropian

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka dënuar përshkallëzimin e dhunës gjatë protestave në Shqipëri, duke bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe respektim të së drejtës për tubim paqësor.

Në një reagim, BE-ja dënoi edhe shkatërrimin e pronës publike dhe private, duke theksuar se dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike.

“U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune. Dhuna nuk ka vend në demokraci”, thuhet në reagim.

Delegacioni theksoi se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane, të cilat duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

BE-ja vlerësoi se dialogu konstruktiv ndërmjet të gjitha palëve është rruga e vetme përpara për adresimin e shqetësimeve legjitime.

Lexo përditësimet tjera
protesta

Edhe sot protestë në Shqipëri