Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se përgjegjësia për konstituim të Kuvendit u takon të gjitha partive.
Ai për ngërçin ka fajësuar partitë që në legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po presim ndryshim qëndrimesh për shkak se është shumë i rëndësishëm konstiuimi i Kuvendit, është e paarsyeshme për secilin deputet që zgjohet, ndreqet edhe vije në Kuvend të Republikës edhe nuk ia lë shenjë, nuk voton as për, as kundër as nuk abstenon”
Ai ka thënë duhet së paku 4 deputetë të opozitës të marrin pjesë në votim për zgjedhjen kryesisë së Kuvendit, pasi sipas tij kjo përgjegjësi u takon të gjitha partive.
“Ata po thonë që përgjegjësia më e madhe na bie neve, ne i kemi 57 deputetë që votojnë, atëherë më tregoni pse vetëm 4 deputetë të opozitës nuk janë pro konstituimit të Kuvendit”, është shprehur Basha para nisjes së vazhdimit të 36-të të seancës konstituive.