Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Baraliu: Mundësia e fundit që LVV e LDK të gjejnë zgjidhje për të mos e çuar vendin në zgjedhje

Profesori  çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka thënë se takimi i sotëm mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe atij të Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, mund të jetë mundësia e fundit për të gjetur zgjidhje për shmangien e zgjedhjeve të reja. 

Ai ka theksuar se është “momenti i fundit” që Kurti e Abdixhiku të merren vesh. 

“Do të duhej të ishte një çast mirëkuptimi dhe përparimi në gjetjen e një mundësie bashkëpunimi, marrëveshje gjithëpërfshirëse për qeverisjen dhe presidentin, ose një marrëveshje parciale për presidenten dhe jo qeverisjen. Mbase kjo është mundësia e fundit mes dy subjekteve që të gjejnë zgjidhje për të mos e çuar vendin në zgjedhje”, ka thënë ai në emisionin “60 Minuta”.

Të martën pasdite takohen Kurti e Abdixhiku në përpjekje për të gjetur marrëveshje për formimin e institucioneve. Në takimin e parë, të dy u shprehën optimistë për vazhdimin e bisedimeve. Megjithatë, negociatat u pezulluan për shkak të Kuvendit të LDK-së, të cilit i mbijetoi Abdixhiku.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se në takimin e sotëm me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, do të shkojë me vullnet të mirë dhe gatishmëri për arritjen e një marrëveshjeje, me synim konstituimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 7 qershorit.

Edhe Përfundon takimi, Kurti nuk deklarohet, Abdixhiku thotë se vendi po shkon drejt zgjedhjeve Arbëri Përfundon takimi, Kurti nuk deklarohet, Abdixhiku thotë se vendi po shkon drejt zgjedhjeve

Takimi pritet të fillojë nga ora 18:00. 

LVV-ja u ka dërguar ftesa një ditë më parë të tri partive tjera parlamentare shqiptare. Takimi menjëherë u refuzua nga Partia Demokratike dhe Aleanca.