Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë nisur takimin e radhës.
Takimi është duke u mbajtur tash në ambientet e Kuvendit.
Kurti para mediave ka thënë se të dyja palët e kanë vullnetin e mirë dhe mundësitë reale për arritjen e pajtueshmërisë për çështjen e presidentit.
“E kemi vullnetin e mirë, i kemi mundësitë reale. Tash po ecim përpara siç po e shihni dhe urojmë të mbërrijmë në një marrëveshje”, ka thënë ai.
Të shtunën është mbajtur takimi i fundit mes Kurtit e Abdixhikut.
Në takim ka qenë e pranishme edhe ish-presidentja Vjosa Osmani që në zgjedhjet e fundit garoi në listën e LDK-së.
Të dy janë takuar tashmë disa herë në negociatat për formimin e institucioneve, ndërsa së fundmi takimet po mbahen vetëm në kuadër të gjetjes së një emri për president.
Në takimin e mbajtur mesjavën e kaluar, u tha se është diskutuar për emra konkretë, por u paralajmërua për takime të tjera.
