---
description: Profesori  çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka thënë se takimi i sotëm mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe atij të Lidhjes Demokratike,
title: "Baraliu: Mundësia e fundit që LVV e LDK të gjejnë zgjidhje për të mos e çuar vendin në zgjedhje"
image: https://resources.koha.net/images/2026/August/04/2c1b64e9-8042-4bbb-b910-e45f42066efb.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Baraliu: Mundësia e fundit që LVV e LDK të gjejnë zgjidhje për të mos e çuar vendin në zgjedhje

- 4 gusht 2026 17:50
- Shpërndaje në:

- 4 gusht 2026 17:50
- Shpërndaje në:

Profesori  çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka thënë se takimi i sotëm mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe atij të Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, mund të jetë mundësia e fundit për të gjetur zgjidhje për shmangien e zgjedhjeve të reja. 

Ai ka theksuar se është “momenti i fundit” që Kurti e Abdixhiku të merren vesh. 

“Do të duhej të ishte një çast mirëkuptimi dhe përparimi në gjetjen e një mundësie bashkëpunimi, marrëveshje gjithëpërfshirëse për qeverisjen dhe presidentin, ose një marrëveshje parciale për presidenten dhe jo qeverisjen. Mbase kjo është mundësia e fundit mes dy subjekteve që të gjejnë zgjidhje për të mos e çuar vendin në zgjedhje”, ka thënë ai në emisionin “60 Minuta”.

Të martën pasdite takohen Kurti e Abdixhiku në përpjekje për të gjetur marrëveshje për formimin e institucioneve. Në takimin e parë, të dy u shprehën optimistë për vazhdimin e bisedimeve. Megjithatë, negociatat u pezulluan për shkak të Kuvendit të LDK-së, të cilit i mbijetoi Abdixhiku.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se në takimin e sotëm me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, do të shkojë me vullnet të mirë dhe gatishmëri për arritjen e një marrëveshjeje, me synim konstituimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 7 qershorit.

[Edhe ![Përfundon takimi, Kurti nuk deklarohet, Abdixhiku thotë se vendi po shkon drejt zgjedhjeve](https://resources.koha.net/images/2026/September/02/91187f3b-4103-4348-a3c1-2462b68a334c.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 sht 2026 Përfundon takimi, Kurti nuk deklarohet, Abdixhiku thotë se vendi po shkon drejt zgjedhjeve](https://www.koha.net/arberi/takohen-serish-kurti-abdixhiku)

Takimi pritet të fillojë nga ora 18:00. 

LVV-ja u ka dërguar ftesa një ditë më parë të tri partive tjera parlamentare shqiptare. Takimi menjëherë u refuzua nga Partia Demokratike dhe Aleanca.

[#Lëvizja Vetëvendosje](https://www.koha.net/tag/levizja-vetevendosje) [#Lidhja Demokratike e Kosovës](https://www.koha.net/tag/lidhja-demokratike-e-kosoves) [#mazllum baraliu](https://www.koha.net/tag/mazllum-baraliu) [#koalicioni vv - ldk](https://www.koha.net/tag/koalicioni-vv-ldk-1)

Artikuj të ngjashëm

- [![VV-ja e LDK-ja arrijnë marrëveshjen për president](https://resources.koha.net/images/2026/August/31/128c3161-2b2d-400e-aa5e-eaa30a65b2f4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 31 gus 2026 VV-ja e LDK-ja arrijnë marrëveshjen për president](https://www.koha.net/arberi/takohen-kurti-abdixhiku)
- [![Kurti pas takimit me Abdixhikun: Kur të ketë rezultate, do të kemi lajme për ju](https://resources.koha.net/images/2026/April/19/94086647-f0ff-4916-a439-620065b99862.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 29 gus 2026 Kurti pas takimit me Abdixhikun: Kur të ketë rezultate, do të kemi lajme për ju](https://www.koha.net/arberi/ritakohen-kurti-e-abdixhiku)
- [![Kurti e Abidxhiku ende pa propozim për president](https://resources.koha.net/images/2026/April/19/94086647-f0ff-4916-a439-620065b99862.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 23 gus 2026 Kurti e Abidxhiku ende pa propozim për president](https://www.koha.net/arberi/kurti-e-abidxhiku-ende-pa-propozim-per-president)
- [![Ndryshimi i qëndrimit të LDK-së “hesht” Vetëvendosjen](https://resources.koha.net/images/2026/July/11/f49f8da7-25d6-47a6-a93c-58102bdff7c3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 13 gus 2026 Ndryshimi i qëndrimit të LDK-së “hesht” Vetëvendosjen](https://www.koha.net/arberi/ndryshimi-i-qendrimit-te-ldk-se-hesht-vetevendosjen)

[Arbëri.]() [Hasaj: Këtij buxheti 4 miliardë eurosh i kanë hije 10-15 projekte të mëdha kapitale](https://www.koha.net/arberi/hasaj-ketij-buxheti-4-miliarde-eurosh-i-kane-hije-10-15-projekte-te-medha-kapitale)

[Futboll.]() [Tjetër fitore e Evertonit ndaj Newcastlet](https://www.koha.net/futboll/tjeter-fitore-e-evertonit-ndaj-newcastlet)

[Futboll.]() [Parma “del” nga kriza ndaj Atalantas që s’di për fitore nga 12 tetori](https://www.koha.net/futboll/parma-del-nga-kriza-ndaj-atalantas-qe-sdi-per-fitore-nga-12-tetori)

[Showbiz.]() [Suki Waterhouse: Nuk e besoj sa e lumtur jam me Robert Pattinsonin](https://www.koha.net/showbiz/suki-waterhouse-nuk-e-besoj-sa-e-lumtur-jam-me-robert-pattinsonin)

[Arbëri.]() [Ahmeti: Ky buxhet dhe këto politika po blejnë qetësi sociale afatshkurte](https://www.koha.net/arberi/ahmeti-ky-buxhet-dhe-keto-politika-po-blejne-qetesi-sociale-afatshkurte)

[Arbëri.]() [Tahiri-Nuhiu: Në libra vajzat paraqiten të qeta e djemtë luftarakë, kjo krijon steriotipe gjinore](https://www.koha.net/arberi/tahiri-nuhiu-ne-libra-vajzat-paraqiten-te-qeta-e-djemt-luftarake-kjo-krijon-steriotipe-gjinore)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Baraliu: Mundësia e fundit që LVV e LDK të gjejnë zgjidhje për të mos e çuar vendin në zgjedhje","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/baraliu-mundesia-e-fundit-qe-lvv-ldk-te-gjejne-zgjidhje-per-te-mos-e-cuar-vendin-ne-zgjedhje","datePublished":"2026-08-04T17:50:51+02:00","dateModified":"2026-08-04T18:19:30+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":272,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Profesori  çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka thënë se takimi i sotëm mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe atij të Lidhjes Demokratike,","url":"https://www.koha.net/arberi/baraliu-mundesia-e-fundit-qe-lvv-ldk-te-gjejne-zgjidhje-per-te-mos-e-cuar-vendin-ne-zgjedhje","keywords":"Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës, mazllum baraliu, koalicioni vv - ldk","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/August/04/2c1b64e9-8042-4bbb-b910-e45f42066efb.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
