Që nga orët e para të mëngjesit të sotëm nuk ka ngrohje qendrore.
Në adresë të portalit Koha.net, kanë ardhur disa ankesa nga shumë qytetarë se në këtë ditë të ftohtë, atyre nuk u janë lëshuar fare ngrohjet.
Koha.net ka provuar të kontaktojë me Naser Canollin, Kryeshef Ekzekutiv në “Termokos”, por ai nuk e ka hapur telefonin. Ndërkaq, Afërdita Uka-Fejzullahu, zëdhënëse e “Termokosit”, e ka telefonin e ndalur.
Nuk janë dhënë sqarime për këtë problem prandaj nuk dihet nëse ka prishje apo ku qëndron problemi.
Artikuj të ngjashëm
-
Ankesat se s’ka nisur ngrohja, “Termokosi”: Gjatë ditës arrin pikat më të larta e të largëta
-
Pavarësisht njoftimit, në Prishtinë ende s’ka nisur ngrohja nga “Termokosi”
-
Dëmtohet një gyp i “Termokosit”, disa lagje mbesin pa ngrohje
-
Termokosi ndal ngrohjen për Prishtinën
-
“Termokosi” ndal ngrohjen për Prishtinën