Një pjesë e Prishtinës që është e lidhur në ngrohtoren e “Termokosit”, ka mbetur pa furnizim që nga e mbrëmja e së hënës, ka njoftuar kryeshefi i këtij institucioni, Fisnik Osmani.
Ai deklaroi për KOHËN të martën se kjo ka ndodhur për shkak të një dëmtimi, derisa tha se është duke u punuar për t’u rregulluar.
“Kemi probleme me ngrohje, nga ora 23:00. Jemi duke punuar për ta rregulluar. Problemi është tek ne dhe jo në KEK. Po punojmë dhe shumë shpejt do ta rregullojmë”, u shpreh ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Ankesat se s’ka nisur ngrohja, “Termokosi”: Gjatë ditës arrin pikat më të larta e të largëta
-
Pavarësisht njoftimit, në Prishtinë ende s’ka nisur ngrohja nga “Termokosi”
-
Ndërpritet ngrohja në pjesën më të madhe të Prishtinës, raportohet për dëmtim të gypave
-
Ndërpritet furnizimi me ngrohje për një lagje në Prishtinë
-
Termokosi ndal ngrohjen për Prishtinën