Është ndërprerë përkohësisht furnizimi me ngrohje për banorët e lagjes “Qendër”.
Arsyeja siç bën të ditur Ndërmarrja Publike “Termokos” përmes një postimi në Facebook, është një rrjedhje që është evidentuar në gypin magjistral në qendër të qytetit, përkatësisht në rrugën “Luan Haradinaj”, në afërsi të Qendrës për Regjistrim Civil.
“Ekipet tona janë angazhuar menjëherë për evitimin e kësaj rrjedhje dhe sapo të krijohen kushtet do të vazhdojë furnizimi me ngrohje për gjithë konsumatorët”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
“Termokos” njofton për ndërprerjen e ngrohjes në një lagje
-
Ndërpritet ngrohja në pjesën më të madhe të Prishtinës, raportohet për dëmtim të gypave
-
Dëmtohet një gyp i “Termokosit”, disa lagje mbesin pa ngrohje
-
Termokosi ndal ngrohjen për Prishtinën
-
Ndërpritet furnizimi me ujë në Lagjen e Spitalit, shkak dëmtimi i gypit të ujësjellësit