Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar për ndërprerje të ngrohjes për konsumatorët e lagjes “Qendër”.
Bëhet fjalë për objektet banesore Aktash 1, 2 dhe 3, që sipas “Termokosit” për shkak të rrjedhjes së gypit që furnizon me ngrohje këto objekte është ndërprerë përkohësisht furnizimi me ngrohje.
“Sapo është evidentuar rrjedhja në gypin që furnizon me ngrohje këto objekte, ndonëse ishte ditë vikendi ekipet tona kanë punuar deri në orët e mbrëmjes. Përkundër përpjekjeve ka qenë e pamundur, që të evitohet problemi dhe të rikthehet ngrohja. Andaj, kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve, për këtë ndërprerje të furnizimit me ngrohje, me shpresë se do të arrijmë, që nesër paradite të evitojmë problemin dhe të vazhdojmë furnizimin e rregullt me ngrohje”, thuhet në njoftim.
-
Ndërpritet furnizimi me ngrohje për një lagje në Prishtinë
-
Ndërpritet ngrohja në pjesën më të madhe të Prishtinës, raportohet për dëmtim të gypave
-
Dëmtohet një gyp i “Termokosit”, disa lagje mbesin pa ngrohje
-
Rikthehet ngrohja në Aktash
-
Uka: Ka kërkesa të panumërta në Prishtinë për kyçje në Termokos