Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se në fillim të tetorit ka dhënë dëshmi në Prokurorinë Speciale për çështjen e energjisë elektrike, e cila po hetohet nga kjo prokurori.
“Çështja e energjisë elektrike po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Në fillim të këtij muaji kam dhënë dëshminë time në Prokurorinë Speciale, për atë që unë e quaj mafi energjetike!” ka shkruar në Facebook.
Bajrami ka theksuar se fatura e rrymës po varfëron buxhetin e secilës familje në Kosovë, derisa rritjen e çmimeve në përgjithësi e ka quajtur “dhuratë” të politikave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
“Gjatë këtij mandati, çmimi i energjisë elektrike u dyfishua për familjet dhe u trefishua për bizneset. Bashkë me rritjen e çmimit të energjisë, u rritën edhe çmimet e çdo produkti vendor dhe kjo hapi rrugën për rritjen e çmimeve të importeve. Kjo është dhurata e drejtpërdrejtë e politikave të Kurtit, politikë që pasuron disa dhe po varfëron secilën familje në Kosovë”.
-
Bajrami për "mafinë energjetike": Xhepat e tregtarëve trashen në kurriz të qytetarëve
-
Bajrami paralajmëron shtrenjtim të rrymës më 2026: Hajni përmes faturave
-
Bajrami: Subvencionimi i energjisë s’ka favorizuar qytetarët, por tregtarët
-
Bajrami: Qytetarët po paguajnë për mafinë energjetike, Prokuroria duhet të reagojë
-
Bajrami kritika Qeverisë në detyrë: Ekonomia po mbahet nga konsumi, importi dhe remitencat