Arbëri

Austria vazhdon përkrahjen për Kosovën

Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri, dhe i nominuari për kryeministër nga kjo parit Albin Kurti, takuan sot Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler dhe zëvendësen e tij,Vera Fusch, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.

Sipas, në takim u diskutua mbi situatën politike, zgjedhjet e 11 qershorit dhe rezultatin e tyre, si dhe formimin e qeverisë së ardhshme.

Ymeri e Kurti, thotë kumtesa e njoftuan ambasadorin austriak për planin dhe 40 prioritetet e Vetëvendosjes , si projektin e vetëm që mundëson ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit. Po ashtu, shprehën qëndrimet mbi dialogun me Serbisë.

Pfandler dhe Fusch thanë se Austria mbetet e vendosur për përkrahjen dhe mbështetjen e Kosovës, në veçanti për avancimin e Kosovës në procesin e integrimeve evropiane dhe anëtarësimin në organizatat e tjera ndërkombëtare.