Në vazhdën e takimeve me ambasadorë të shteteve të ndryshme, të akredituar në Kosovë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka takuar sot ambasadorin e Austrisë, Gernot Pfandler.
Ambasadori Pfandler konfirmoi se shteti austriak do të vazhdojë të jetë mbështetës i madh i Kosovës në të gjitha drejtimet, veçanërisht në proceset integruese në Bashkimin Evropian.
Veseli ndërkaq, shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për Republikën e Kosovës dhe theksoi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve duhet të thellohen edhe më tej.
Kryeparlamentari dhe ambasadori austriak diskutuan edhe për proceset dhe sfidat që e presin Kosovën në të ardhmen.
“Në emër të shtetit të tij, ambasadori Pfandler e uroi kryeparlamentarin Veseli për zgjedhjen për herë të dytë kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke i dëshiruar suksese në krye të institucionit më të lartë ligjvënës dhe përfaqësues të vendit”, thotë komunikata e zyrës së Kryeparlamentarit.
-
Thaçi: Pfandler kontribuoi në ngritjen e marrëdhënieve bilaterale Kosovë – Austri
-
Veseli i thotë diasporës shqiptare në Austri se Kosova ka nevojë për investimet e tyre
-
Austria zotohet ta përkrahë Kosovën në rrugëtimin euroatlantik
-
Veseli ftohet në konferencën e kryeparlamentarëve të Ballkanit Perëndimor
-
Veseli dhe O’Connell diskutojnë për avancimin e raporteve midis dy shteteve