Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga deputetët e pozitës dhe opozitës, është pritur sot në Vjenë nga kryetari i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme të Austrisë, Anderas Schieder.
Njoftimi nga Kuvendi, thotë se në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin ndërshtetëror, ndërsa u vlerësua përparimi i Kosovës në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.
Veseli, citohet të ketë thënë se qytetarët e Kosovës e meritojnë që nga fundi i këtij viti të udhëtojnë pa viza në Evropë.
“Edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës nga pozita dhe opozita, ishin të njëzëshëm sa i përket përmbushjes së kushteve për heqjen e vizave dhe kërkuan mbështetjen e Austrisë, sidomos tani që nga 1 korriku ajo merr udhëheqjen e Këshillit Evropian”, thuhet në komunikatë.
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme nga Parlamenti i Austrisë, Anderas Schieder, u zotua për ofrimin e përkrahjes meritore të institucioneve të shtetit austriak dhe të atyre të BE-së për ta ndihmuar Kosovën në rrugëtimin euroatlantik.
-
Veseli: Eurodeputetët mbështesin heqjen e vizave për Kosovën
-
Austria thotë se e përkrah Kosovën për vizat nëse vlerësohet se ka përmbushur kriteret
-
Veseli: Vizat për Kosovën, peng i burokracisë në BE
-
Veseli - Hahnit: Vendimi për heqjen e vizave nuk duhet të shtyhet
-
Veseli: BE-ja duhet t’i japë Kosovës përgjigjen meritore për vizat