Delegacioni i Kuvendit të Kosovës gjatë turneut evropian të cilin e ka nisur për vizat, është pritur nga kryetari i parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka.
Sipas një njoftimi nga Kuvendi, kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim dhe presin që sivjet qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza.
“Kemi nevojë për përkrahjen e Austrisë në rrugën tonë drejt integrimeve evropiane. Republika e Kosovës i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe qytetarët tanë meritojnë të lëvizin lirshëm në Evropë. Ne presim që në fund të këtij viti qytetarët tanë të mund të lëvizin pa viza në Zonën Shengen”, ka thënë Veseli.
Në anën tjetër, Sobotka vizitën në Vjenë të delegacionit të Kosovës, “e konsideroi një mundësi për të kontribuar më shumë në forcimin dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve që tashmë të dy shtetet dhe parlamentet respektive kultivojnë ndërmjet tyre”.
“Austria e përkrah Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane. Austria e përkrah gjithmonë Kosovën edhe në procesin e liberalizimit të vizave dhe nëse vlerësohet se janë përmbushur kriteret, ne jemi të gatshëm të vazhdojmë këtë përkrahje për heqjen e vizave”, ka thënë Sobotka.
Edhe
Austria zotohet ta përkrahë Kosovën në rrugëtimin euroatlantik
Në njoftimin e Kuvendit thuhet se delegacioni kosovar e nisi turneun në Austri “pasi ky shtet mik i Kosovës nga data 1 korrik do të marrë kryesimin e Këshillit Evropian”.
Delegacioni i Kosovës përbëhet nga Teuta Rugova e LDK-së, Glauk Konjufca i VV-së, Aida Dërguti PSD, Evgjeni Thaçi Dragusha PDK, Time Kadrijaj AAK, Bilall Sherifi Nisma Socialdemokrate, Adem Hoxha LS dhe Fikrim Damka 6+.
-
Osmani merr mbështetje nga Austria për anëtarësim në organizata dhe për liberalizimin e vizave
-
Konjufca kërkon nga Austria ta vazhdojë mbështetjen për liberalizimin e vizave
-
Osmani: Austria mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën
-
Osmani i kërkon Austrisë të ndikojë në liberalizimin e vizave për kosovarët