Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Bruksel, ka takuar kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer me të cilin ka biseduar për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Sipas njoftimit për media, gjatë takimit me kancelarin e Austrisë, Osmani ka falënderuar atë për mbështetjen e qartë të Austrisë pro liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Austria po luan rol të rëndësishëm për ta çuar përpara procesin e integrimit të Kosovës dhe vendeve demokratike të Ballkanit Perëndimor. Ne mbesim të përkushtuar në rrugëtimin tonë evropian”, ka theksuar Osmani.
Në një komunikatë për media nga Presidenca njoftohet se Osmani, po realizon takime me krerët e shteteve anëtare të BE-së në Bruksel, pas takimit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
-
Osmani merr mbështetje nga Austria për anëtarësim në organizata dhe për liberalizimin e vizave
-
Osmani pret nga Austria dhe Sllovenia ta përkrahin Kosovën si shtet kandidat në BE
-
Osmani: Është koha që BE-ja t’i heqë masat e padrejta ndaj Kosovës
-
Osmani diskuton me Scholzin për integrimin euroatlantik të Kosovës
-
Osmani i kërkon mbështetje Zvicrës për anëtarësim të Kosovës në KiE