Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka kërkuar mbështetje për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, ambasadores ndihmëssekretares së Shtetit dhe shefes së Divizionit për Evropë dhe Azi në Departamentin Federal të Zvicrës për Punë të Jashtme, Muriel Peneveyre.
Sipas njoftimit nga Presidenca, në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare, si dhe për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin Kosovë-Zvicër.
Bëhet e ditur se theks i veçantë është vënë po ashtu në zhvillimin dhe progresin e Kosovës në fusha strategjike.
“Osmani potencoi në veçanti raportet e shkëlqyera në mes të dy shteteve, ndërsa shprehu rëndësinë e thellimit të mëtejme të bashkëpunimit ndërshtetëror. Osmani tha se mërgata shqiptare vazhdon të jetë një urë e fortë lidhëse ndërmjet dy shteteve dhe se ka potencial të jashtëzakonshëm për forcimin e mëtejmë të partneritetit bilateral”, thuhet tutje në njoftim.
Në këtë drejtim, Osmani ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke vënë theksin në ndikimin e drejtpërdrejt që ky anëtarësim do të kishte në fuqizimin e të drejtave të njeriut, forcimin e demokracisë, si dhe sundimin e ligjit.
-
Osmani pret nga Austria dhe Sllovenia ta përkrahin Kosovën si shtet kandidat në BE
-
Osmani i kërkon Gjermanisë mbështetje për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës
-
Osmani takon sekretarin e KiE-së: Anëtarësimi i Kosovës do të ishte fitore edhe për Evropën
-
Osmani e Konjufca shprehin përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës
-
Osmani kërkon mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata