Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar të martën me të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, me të cilin ka diskutuar për sigurinë në vend e rajon.
Presidenca njoftoi se Osmani ka theksuar përkushtimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, duke falënderuar Gjermaninë për mbështetjen.
“Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Gjermanisë. Ajo, në veçanti theksoi mbështetjen e plotë për Procesin e Berlinit dhe marrëveshjet e dalura nga ky proces. Në të njëjtën kohë, Presidentja Osmani shtroi nevojën për vazhdimin e mbështetjes gjermane për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës si dhe përmbushjen e aspiratave për anëtarësim në Këshillin e Evropës, NATO, BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën për media.
Sarrazin në vazhdimësi i ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit.
Gjermania është ndër vendet që e ka bllokuar anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, duke i kërkuar paraprakisht që të drafti për Asociacionin të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.
-
Osmani insiston për anëtarësimin e Kosovës në BE, ministri gjerman kërkon formim të Qeverisë
-
Osmani: Integrimi me merita për të cilin flet BE-ja aq shumë, nuk po ndodh për Kosovën
-
Osmani pret nga Austria dhe Sllovenia ta përkrahin Kosovën si shtet kandidat në BE
-
Osmani pret në takim lamtumirës ambasadorin gjerman Rohde
-
Osmani i kërkon Gjermanisë mbështetje për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës