Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar të shtunën presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, në Konferencën e Sigurisë në Munih.
Ajo i ka thënë Costas se është koha që Bashkimi Evropian t’i largojë masat ndaj Kosovës dhe t’i hapë rrugë drejt statusit të kandidatit.
“Populli ynë ka dëshmuar përkushtim të palëkundur ndaj vlerave evropiane dhe ka bërë hapa domethënës në rrugëtimin drejt integrimit. Është koha që BE-ja ta njohë dhe vlerësojë këtë progres, përfshirë duke larguar masat e padrejta dhe duke i hapur rrugë Kosovës drejt statusit të kandidatit”, ka shkruar në Facebook Osmani.
Presidentja ka zhvilluar një sërë takimesh të shtunën derisa po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë.
-
Osmani: Kosova vazhdon përkushtimin për rrugën drejt BE-së
-
Osmani: BE-ja do t’i heqë të gjitha masat ndaj Kosovës në fund të janarit
-
Osmani: Ka elemente pozitive për heqjen e plotë të masave të BE-së
-
Osmani i kërkon Kallasit heqjen e plotë të masave: Kosova ka përmbushur kushtet
-
Osmani takon Costan: S’ka arsye të shtyhet heqja e plotë e masave