Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Delegacioni i VV-së me atë austriak diskutojnë për Kosovën dhe hapat që duhet ndërmarrë

Sot pasdite, delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje i përbërë nga Kryetari, Albin Kurti, dhe deputetja Arbërie Nagavci, u takuan me delegacionin austriak të përbërë nga Deputeti në Parlamentin Evropian Lukas Mandel, Deputetja Carmen Jeitler Cincelli, ish-zëvendëskryeministri i Republikës së Austrisë Erhard Busek, Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, dhe Ambasadori i Kosovës në Austri, Sami Ukelli.

Sipas njoftimit, në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike, ekonomike e sociale në vend si dhe për të arriturat që ka shënuar Republika e Kosovës brenda këtij 10 vjeçari.

Po ashtu, u përmendën edhe ngecjet dhe hapat që duhet të ndërmarrë Kosova në të ardhmen për t’u forcuar si shtet, me ekonomi të zhvilluar prodhuese, gjykata të pavarura efikase, administratë transparente profesionale, drejtësi sociale inkluzive dhe integrime të përshpejtuara euro-atlantike.

Vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit mes Kosovës dhe Austrisë në realizimin e interesave të përbashkëta si dhe thellimit të bashkëpunimit, si atij bilateral po ashtu edhe nëpërmjet Bashkimit Evropian.