Të paktën tre persona janë arrestuar të hënën nën dyshimin se kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile në Burgun e Prishtinës dhe atë të Lipjanit në cilësinë e gardianëve, duke marrë pjesë në maltretim, rrahje, torturim fizik dhe psikik të të ndaluarve shqiptarë.
Siç thuhet në njoftimin e Policisë, fillimisht në qytetin e Lipjanit në dy lokacion të ndara, janë lokalizuar dhe arrestuar i dyshuari B.T. mashkull dhe e dyshuara N.Ç.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vazhdimësi të aktiviteti operativ në Prishtinë thuhet se është lokalizuar dhe arrestuar edhe i dyshuari i tretë M.I. mashkull.
“Të njëjtit dyshohen për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’ të kryer gjatë vitit 1998-1999 në Burgun e Prishtinës dhe Lipjanit, në cilësi të gardianëve-zyrtarëve korrektues në burgun e Prishtinës dhe Qendrën Korrektuese në Lipjanit kanë marrë pjesë në maltretimin, rrahjen, torturimin fizik dhe psikik të të ndaluarve shqiptarë”, thuhet në njoftim.
Tutje është bërë e ditur se të arrestuarit janë shoqëruar në zyrat e Drejtorisë së Hetimit të Krimeve të Luftës dhe janë duke u intervistuar.