Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur dy aktakuza në mungesë për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Në rastin e parë, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj J.J. dhe A.S..
“Sipas aktakuzës, të pandehurit, ish-gardianë të Burgut të Prishtinës dhe paraleles së tij në Lipjan, gjatë viteve 1998-1999 kanë keqtrajtuar të burgosurit shqiptarë, duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore me mjete të ndryshme, si shkopinj gome, shufra metalike, shqelma dhe grushte deri në alivanosje. Po ashtu, ata i kanë kanosur seriozisht me vrasje”, thuhet në njoftim.
Kurse në rastin e dytë është ngritur aktakuzë ndaj katër të pandehurave: L.S., D.L., S.A., B.S..
“Të pandehurat akuzohen se, në cilësinë e gardianeve të Burgut të Prishtinës - paralelja për gra në Lipjan, gjatë periudhës së luftës 1998-1999, në bashkëkryerje me tashmë të akuzuarën N.C., i kanë keqtrajtuar në mënyrë sistematike të burgosurat shqiptare, duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe duke u shkaktuar lëndime trupore e dhunë psikike”, thuhet në njoftim.
-
Aktakuzë për krime lufte ndaj gardianes në burgun e Lipjanit
-
Aktakuzë për krime lufte ndaj një ish-gardiani të Burgut të Prishtinës
-
Të burgosurat shqiptare e identifikojnë ish-gardianen serbe, e akuzuar për krime lufte
-
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës deklarohet i pafajshëm për krime lufte
-
Podrimqaku për torturat në Burgun e Lipjanit: Na kanë lidhë duart me konop e na kanë rrehë pa mëshirë