Arben Vitia është riemëruar në pozitën e ministrit të Shëndetësisë.
Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitia, Ministër për Shëndetësi, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftim.
Arben Vitia kishte dhënë dorëheqje në tetor të vitit 2021 nga pozita e ministrit të Shëndetësisë, për të marrë pjesë në zgjedhjet komunale ku garonte për të parin e Komunës së Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Në këto zgjedhje u mposht nga kandidati i LDK-së, Përparim Rama.
Në vendin e tij ishte emëruar ushtruese e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku. Më pas në pozitën e ministrit në këtë dikaster erdhi Rifat Latifi, porse i njëjti dha dorëheqje duke e rikthyer Gexha-Bunjakun përsëri si ushtruese e detyrës për 79 ditë.
Kjo është hera e tretë e Vitisë që emërohet si ministër i Shëndetësisë.
-
Pas 79 ditësh, Kurti ktheu në pozitë ish-ministrin që kishte thënë se s’do të kthehej më
-
Ministri i Shëndetësisë nuk u ndahet organizimeve të VV-së në Prishtinë
-
Personalitetet e vitit 2022: Arben Vitia – Doktor-pishmani
-
Një vit i humbur për sektorin “e sëmurë” rëndë
-
“Emri i ministrit të ri të Shëndetësisë, para Vitit të Ri”