Në kohën kur Ministria e Shëndetësisë është në krye të listës për kritika, ministri i Shëndetësisë në “listë” ka edhe punët në partinë e tij. Arben Vitia, që dikur pati lënë këtë post për të kandiduar për kryetar të Prishtinës e së fundmi u kthye sërish në Ministri, ka vazhduar aktivitetet me Lëvizjen Vetëvendosje në kryeqytet.
Siç ka njoftuar Dega e Vetëvendosjes në Prishtinë, të premten është mbajtur takimi i kryesisë së Qendrës së Prishtinës me kryetarët e pikave të kryeqytetit.
“Kryetari i Qendrës, z.Arben Vitia, foli për aspekte të mobilizimit të përgjithshëm organizativ dhe nevojës për koordinim të përbashkët në mes të Pikave, Grupit të Asamblistëve dhe kryesisë së Qendrës së Prishtinës, e krejt kjo në funksion të forcimit dhe zgjerimit të mëtutjeshëm të aktiviteteve dhe politikave tona”, thuhet në njoftimin e kësaj dege.
Arben Vitia është bërë ministër i Shëndetësisë për herë të tretë që nga viti 2020. Së fundmi u emërua në fund të dhjetorit, pas 80 ditësh qëkur MSH-ja ishte pa ministër, pas largimit të Rifat Latifit. Zotimit se s’do të kthehej ministër ai i qëndroi për vetëm një vit.
Vitia pati lënë postin e ministrit kur iu fut garës për kreun e Prishtinës në zgjedhjet e 2021-s. Pati humbur në balotazh nga Përparim Rama i LDK-së.
-
Personalitetet e vitit 2022: Arben Vitia – Doktor-pishmani
-
Një vit i humbur për sektorin “e sëmurë” rëndë
-
Pas 79 ditësh, Kurti ktheu në pozitë ish-ministrin që kishte thënë se s’do të kthehej më
-
Arben Vitia emërohet ministër i Shëndetësisë
-
Vitia, për të katërtën herë ministër, ani se s’iu dha zgjidhje pritjeve të pacientëve