Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Emri i ministrit të ri të Shëndetësisë, para Vitit të Ri”

Kryeministri Albin Kurti ka thënë të shtunën se emri i ministrit të ri të Shëndetësisë do të bëhet i ditur para Vitit të Ri.

Janë bërë gati 80 ditë qëkur kjo ministri udhëhiqet nga një ushtruese e detyrës së ministres, pas dorëheqjes së Rifat Latifit.

“Duhet ta marrim një vendim lidhur me Ministrinë e Shëndetësisë, përkatësisht emrin e ministres apo ministrit aty. Këtë do ta bëjmë para Vitit të Ri, madje qysh në fillim të javës së ardhshme”, u shpreh Kurti në konferencë për media të shtunën duke kërkuar “durim” e duke paralajmëruar publikimin e emrit të ri në tri ditët e ardhshme.

Në Qeverinë Kurti deri tash Ministrinë e Shëndetësisë e kanë udhëhequr Arben Vitia e Rifat Latifi në më pak se dy vjet qeverisje.