Ministria e Shëndetësisë ka anuluar tenderin gati 19 milionësh për adaptimin e Klinikës së Re Emergjente për nevoja të COVID-19.
Sipas arsyetimit të Ministrisë kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së buxhetit.
“Duke marrë parasysh se në buxhetin e miratuar për vitin 2021 nuk është paraparë buxhet për këtë projekt, kërkojmë anulimin e aktivitetit të prokurimit për arsye të mungesës së buxhetit”, thuhet në kërkesën e MSH-së.
Projekti është iniciuar në vlerën prej 18,683,463 milionë euro dhe është paraparë realizimi i punimeve ndërtimore, të infrastrukturës përcjellëse ndërtimore dhe funksionale, vazhdimi i punimeve për adaptimin e objektit ekzistues të Klinikës së Re të Emergjencës në QKUK, në Spital për menaxhim klinik të rasteve me COVID-19.
Sipas kontratës, punimet do të duhej të përfundonin brenda 5 muajsh prej nënshkrimit të kontratës.
Edhe
Tri ankesat në OSHP bllokojnë vazhdimin e punimeve për Klinikën Emergjente
Tenderi për projektin ishte iniciuar në dhjetor të vitit të kaluar nga ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
{gallery}