Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ka folur për çështjen “Tahiri” në konferencën për luftën kundër korrupsionit. Ai thotë se shoqëria duhet të zbulojë të vërtetën, pasi askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.
“Në 27 vitet e fundit ky vend është përballur me një problem të madh, krimin e bërë nga politikanët me pushtet. Nuk është e përshtatshme të them nëse Tahiri është fajtor apo i pafajshëm. Shoqëria duhet të zbulojë të vërtetën. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Ju i dhatë besimin tuaj këtij personi si deputet me votë. Ju keni të drejtë të dini të vërtetën”, tha Lu.
Ai shtoi më tej se nëse Tahiri është fajtor, duhet të përballet me drejtësinë.
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA ofron prokurorë federalë për të ndihmuar hetimet ndaj Saimir Tahirit
-
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Vendimi ndaj Saimir Tahirit demonstron rritjen e pavarësimit të gjyqësorit
-
Ambasadori Lu: Lufta antikanabis në Shqipëri mbyllet kur të kapen organizatorët
-
Donald Lu: Llalla rrezikon të shkojë në burg, arrestimi i Metës gënjeshtër e tij absurde!
-
Lu këshillon kryeprokuroren Marku: Hetoni korrupsionin e krimin e lidhur me politikën