Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, ka reaguar sot pas publikimit të letrës që ish-kryeprokurori i Shqipërisë , Adriatik Llalla, i ka dërguar Kongresit amerikan në të cilën pertendon se Lu i ka kërkuar atij të arrestojë Ilir Metën.
Donald Lu:
Ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara. Nuk është për t’u habitur që vazhdon të flasë kundër reformës në drejtësi sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsionin e tij.
Ai ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish-Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Kjo është një gënjeshtër absurde nga Z. Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar.
Lu e bëri reagimin e tij, pasi Adriatik Llalla, në letrën që i kishte dërguar Kongresit amerikan në maj 2017, por që vetëm sot u zbardh dhe u bë publike në Shqipëri, pretendonte se Donald Lu i kishte kërkuar në zyrën e tij pa asnjë fakt, arrestimin e Ilir Metës, që asokohe ishte kryetar Parlamenti.
Edhe
Gjykata lë në burg ish-presidentin Meta
Sipas Llallës Lu-ja nuk ishte dukur i shqetësuar edhe pse ish-kryepokurori e kishte informuar për trazirat politike dhe sociale që mund të vinin nga kjo.
Përplasja e vazhdueshme publike ndërmjet Donald Lu dhe Adriatik Llallës, kishte kulmuar me shpalljen e këtij të fundit dhe familjes së tij si person “non grata”, duke ua bërë të ndaluar që të hynin në Shtetet e Bashkuara.