LDK-ja në përpjekje për të konstituuar qeverinë lokale ka arritur pajtueshmëri që të ndërtojë partneritet me Degën e Alternativës në Pejë. Këtë ia ka pohuar gazetës një burim brenda Komunës. Por shefi i kabinetit të kryetarit, Durimi Sheremeti, mohon të ketë ende ndonjë marrëveshje me ndonjërin subjekt për bashkëqeverisje të Pejës.
“Për koalicione nuk ka asgjë të re. Jemi duke zhvilluar bisedat me të gjitha subjektet dhe besoj që pas seancës së radhës të Kuvendit Komunal, do jepen informacionet për koalicione”, përpiqet ta mbajë të fshehtë deri pas takimit të KK-së, koalicionin me Alternativën. Seanca e ardhës e Kuvendit të Pejës është planifikuar të mbahet më 27 shkurt. Bisedat për koalicionin, sipas burimit të gazetës, janë zhvilluar midis Muhaxherit dhe kryetares së Alternativës, Mimoza Kusari – Lila.
“Kryetari është marrë vesh me Mimozën dhe për këtë marrëveshje do t’i jepet Alternativës një drejtori”, tregon ky burim edhe shpërblimin që do ta ketë Alternativa për këtë partneritet. Marrëveshjen e arritur për bashkëqeverisje në Pejë mes LDK-së dhe Alternativës e ka konfirmuar të enjten për “Kohën Ditore” edhe liderja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Kusari: Ata që po e kërkojnë shkarkimin e Abdixhikut, po përpiqen ta pengojnë finalizimin e marrëveshjes LVV-LDK
-
Kusari-Lila: Qëndrimet e ndryshme brenda partive e vështirësojnë konstituimin e institucioneve
-
Mujaj: Brenda LDK-së ka interes për të bashkëqeverisur me LVV-në
-
VV-ja s’do me PDK-në. AAK-ja s’do me VV-në. LDK-ja e përçarë
-
Kris “bashkimi i madh” në LDK