Për javën e ardhshëm është paralajmëruar mbajtja e takimit të Kuvendit Komunal të Pejës, në të cilin do të zgjidhet kryesuesi i Kuvendit Komunal, si dhe pritet edhe prezantimi i mundshëm i kabinetit të ri qeverisës në Pejë.
Për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit, LDK-së, si subjekt që ka dalë e para në zgjedhjet e 22 tetorit, me 15 këshilltarët e saj që i ka në Kuvend, nuk e ka shumicën. LDK-së i duhen edhe tre këshilltarë për të krijuar shumicën në Kuvend me 18 këshilltarë, që të mos ballafaqohet me problemin e zgjedhjes së kryesuesit dhe të ketë edhe shumicën në Kuvendin e Pejës, që përbëhet prej 35 këshilltarëve, prej tyre edhe 10 të AAK-së, 5 të PDK-së, 3 të LVV-së dhe nga një të Nismas dhe Alternativës, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMandatin e kaluar katërvjeçar LDK-ja ka qeverisur me PDK-në dhe ky koalicion dy-tri herë ka qenë para ndarjes, por është mbajtur me zor deri në fund. Si duket, tash LDK-ja nuk është e interesuar të bashkëqeverisë edhe një mandat tjetër me PDK-në pasi deri të enjten nuk ka pasur asnjë kontakt mes tyre për një vazhdim të mundshëm të këtij koalicioni...(Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.