Pazari politik në Pejë për qeverisjen e Pejës vazhdon, megjithëse deri në fund të muajit shkurt, sipas deklaratave nga kabineti i kryetarit të Pejës, është pritur të bëhet e ditur zyrtarisht nga LDK-ja, pas seancës së Kuvendit Komunal të mbajtur më 27 shkurt, për ndonjë partner koalicioni për mandatin e ri katërvjeçar.
Deri tashti LDK-ja ka mbajtur pozicionin e saj si subjekt fitues i zgjedhjeve lokale më 22 tetor. “Është rezultati i zgjedhjeve që çon në ndarjen e drejtorive në rast të koalicionit”, thotë shefi i kabinetit të kryetarit, Durim Sheremeti, duke përsëritur se ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje për koalicionin me ndonjë subjekt, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktualisht kreu i Komunës Gazmend Muhaxheri është në biseda me partnerin e mandatit të kaluar, PDK-në, për mundësinë e vazhdimit të bashkëqeverisjes së Pejës edhe për 4 vjet të tjera.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.