Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aliçkaj: Emërimi i Rubios si sekretar shteti, garanci se SHBA-ja do të jetë e paanshme

Agim Aliçkaj

Agim Aliçkaj, anëtar i Bordit të Lidhjes shqiptaro-amerikane, është i sigurt se gjërat do të shkojnë mirë për shqiptarët dhe Kosovën me administratën e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ka thënë që në mandatin 4-vjeçar të presidencës së Donald Trumpit mund të pritet “ndoshta inkuadrimi në NATO dhe njohja nga 5 shtetet”.

Aliçkaj e ka quajtur lajm të mirë nominimin e Marco Rubios për sekretar të shtetit, pasi ka theksuar se ai e njeh mirë Kosovën.

“Ky është lajm i jashtëzakonshëm për dy arsye, një sepse Rubio është senator me përvojë të gjatë dhe është i njoftuar për gjenocidin në Kosovë, arsyen e bombardimeve të Serbisë, i di të gjitha proceset dhe është shumë i informuar. Deri tash ai gjithmonë ka qenë në anën tonë dhe presim, sigurisht se do ta ndjekë politikën e Trumpit, por megjithatë e ka vendin e vet sepse jep këshilla dhe mendimi i tij do të çojë peshë”, u shpreh ai në “Interaktiv”.

Aliçkaj ka potencuar se Rubio është garancë për "paanshmërinë e SHBA-së ndaj Kosovës".

“Marko Rubio sekretar shteti është një garancë për së paku një paanshmëri të SHBA-së, besoj se do ta kemi në anën tonë”.

Edhe Trumpi pritet ta emërojë sekretar të Shtetit senatorin që në disa raste pati në fokus Kosovën Arbëri Trumpi pritet ta emërojë sekretar të Shtetit senatorin që në disa raste pati në fokus Kosovën

E, mosnominimin e Richard Grenellit, siç është përfolur, ai e ka quajtur lajm të gëzueshëm.

“Grenelli është treguar jodiplomat dhe është renditë plotësisht në anën e Serbisë”, ka thënë ai.