“Aventura seksuale”, “Shprehi jo të mira morale”, “Gratë nuk janë objekt seksi”, “Akti seksual pa pëlqim quhet përdhunim”, janë mbishkrimet që i janë vënë objektit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës në Prishtinë nga Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA.
Protesta u organizua pas publikimit të një aktgjykimi lidhur me një rast të dyshimit të dhunimit të një gruaje në vitin 2012, e ku Gjykata e kishte cilësuar viktimën si “person me shprehi jo të mira në aspektin moral”. Aktgjykimi i cilësuar si seksist ka nxitur reagim të shoqërisë civile, që ka kërkuar masa ndaj gjyqtarëve.
“Duke pasur parasysh këtë sjellje të të dëmtuarës që me lehtësi ka pranuar të udhëtojë me taksi me të akuzuarin e parë për në Gjilan, jep të kuptojë logjikisht se e njëjta vërtetë ka pasur konflikt me familjen e saj për shkak të bredhjes së saj dhe shoqërimit me meshkuj. Të jesh në një hapësirë banimi me persona të ri, vetvetiu nënkupton se kjo e dëmtuar ka qenë e pajtimit që me ta edhe të lëshohet në aventura seksuale, duke përfshirë edhe të akuzuarin e parë i cili ka qenë me moshë më i shtyrë se e dëmtuara. Vërtetë e dëmtuara me shprehi vërtetë jo të mira sidomos në aspektin moral, ka shfrytëzuar rastin që të kalojë një kohë duke shuar edhe epshin seksual me të akuzuarit në fjalë”, thuhej në këtë aktgjykim.
{gallery}
-
Arsyetimi seksist i vendimit të Gjykatës së Gjilanit për rastin e dhunimit ndaj një gruaje
-
Muret e institucioneve mbushen me mbishkrime kundër dhunës ndaj grave
-
IKD: KGJK-ja kundërligjshëm amnistoi gjuhën seksiste në vendimin e Themelores së Gjilanit
-
“Padia e gjykatësve që përdorën gjuhë seksiste, pa bazë juridike”
-
Organizata “QIKA”: Seksistët s’kanë vend në Gjykatë