Arbëri

Arsyetimi seksist i vendimit të Gjykatës së Gjilanit për rastin e dhunimit ndaj një gruaje

Descriptive Text

Për rastin e dhunimit ndaj një gruaje në 2012-n, Gjykata e Gjilanit kishte lëshuar një aktgjykim seksist.

Kështu bëhet e ditur në një raportim të mediumit "Betimi për Drejtësi", ku thuhet se Gjykata, viktimën e ka cilësuar si person “me shprehi jo të mira në aspektin moral”. Kjo e fundit, sipas Gjykatës, ka qenë e pajtimit që me disa persona “të lëshohet në aventura seksuale”.

“Betimi për Drejtësi” shkruan se viktima dyshohet se ishte dhunuar nga pesë persona në Gjilan, në lokacione të ndryshme. Pas paraqitjes së rastit në Polici dhe trajtimit nga organet gjyqësore, Gjykata i kishte liruar të dyshuarit, duke u thënë se asokohe, 19-vjeçarja, kishte pranuar me vetëdëshirë të udhëtonte me të akuzuarin e parë për në Gjilan.

“Duke pasur parasysh këtë sjellje të të dëmtuarës që me lehtësi ka pranuar të udhëtojë me taksi me të akuzuarin e parë për në Gjilan, jep të kuptojë logjikisht se e njëjta vërtetë ka pasur konflikt me familjen e saj për shkak të bredhjes së saj dhe shoqërimit me meshkuj. Të jesh në një hapësirë banimi me persona të ri, vetvetiu nënkupton se kjo e dëmtuar ka qenë e pajtimit që me ta edhe të lëshohet në aventura seksuale, duke përfshirë edhe të akuzuarin e parë i cili ka qenë me moshë më i shtyrë se e dëmtuara. Vërtetë e dëmtuara me shprehi vërtetë jo të mira sidomos në aspektin moral, ka shfrytëzuar rastin që të kalojë një kohë duke shuar edhe epshin seksual me të akuzuarit në fjalë”, thuhet në këtë aktgjykim.

Detajet e rastit i gjeni këtu.