Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka mbushur muret e institucioneve dhe hapësirave publike në Prishtinë me mbishkrime të cilat kundërshtojnë dhunën seksuale ndaj grave dhe vajzave.
Në një komunikatë për media thuhet se në gjashtë muajt e fundit në Kosovë janë përdhunuar 53 vajza dhe gra.
“53 të përdhunuara, qindra të tjera të ngacmuara e sulmuara seksualisht, e mijëra nga ne të cilat jetojmë çdo ditë si të ishte luftë. Për shumë nga ne, përditshmëria është e shoqëruar me frikë. Për shumë nga ne, çdo ditë është luftë. Megjithatë, kjo frikë nuk duhet të përdoret si mjet për të na disiplinuar neve, për të na bërë më të kujdesshme a vigjilente në mos hasim në dhunues e shoqërinë indiferente ndaj problemit”, thuhet në njoftim.
Sipas Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, kjo gjendje dhune është duke e qeverisur shoqërinë në vend, andaj kanë thënë se duhet t’u kundërvihen me organizim.
“Nga rrugët e Prishtinës, ne thërrasim në mobilizim dhe angazhim mbarë shoqëror në zhbërjen e strukturave patriarkale që po prodhojnë dhunë, burra përdhunues e një shoqëri apatike. Thërrasim në revoltë kolektive dhe solidarizim me të gjitha/ë të mbijetuarave/ëve të dhunës", thuhet në njoftim.
{gallery}
-
Mbi 2 mijë e 800 viktima të dhunës në familje gjatë 2025-s, 75% gra
-
Në marshin për 8 Marsin bëhet thirrje për barazi dhe drejtësi për gratë
-
650 faqe material për Policinë: Tërshani denoncon qindra kërcënime dhe fyerje
-
Raporti i AI-së për Kosovën: Dhuna me bazë gjinore, sulmet ndaj gazetarëve, ndër ngecjet kryesore
-
“Amnesty International” numëron sfidat për të drejtat e njeriut në Kosovë