Artikull i përditësuar - Njohësi i fushës së blegtorisë, Shefki Shatri, ka thënë se fermerët s’po guxojnë t’i shkëpusin kontratat me përpunuesit e qumështit për shkak se janë mbrapa në marrjen e pagesave.
“Fermeri s’guxon të shkëpusë kontratën sepse është brenda 3-4 muaj me pagesë. Palohet i shkreti... Po si po ua qan hallin ‘Vita’, është e vërtetë se kanë kredi dhe duhet të palohen. Tash u është ulur çmimi. Qe dy muaj s’është ngritur fare kjo temë...” ka thënë ai në “Konfront” të KTV-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi madje ka thënë se ka fermerë që kanë falimentuar për shkak të përpunuesve.
Ndërkaq, Tahir Tahiri nga Federata Sindikale e Bujqve ka thënë se përpunuesit pos kushtëzimit me çmime, po përdorin edhe qumësht pluhur dhe nuk po e marrin sasinë e plotë nga fermerët.
Ndaj tyre ka reaguar Kushtrim Ajvazi nga Shoqata e Prodhuesve të Kosovës. Ai ka thënë se prodhuesit janë “gozhduar nga dy anët”. “Në njërën anë na thuhet pse çmimi i shtrenjtë, e në tjetrën pse po ua ul çmimin fermerëve”, ka thënë ai.
Tahiri për zhurmën në sektorin e qumështit: Reagimi i përpunuesit të bën të dyshosh

Artikull i përditësuar - Tahir Tahiri nga Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës ka thënë se reagimi i qumështores “Vita” pas inspektimit nga autoritetet shtetërore, bën që të shtohen dyshimet.
Qumështorja “Vita” u vetëmbyll për disa ditë pas inspektimit të shtetit duke thënë ka qenë i paparalajmëruar. Ajo u ankua edhe në lejimin e hyrjes së qumështit nga shtete të huaja me çmim më të lirë. Pas protestave të fermerëve, ajo nisi të pranojë sërish qumësht. Deri më 13 korrik është caktuar data për publikimin e rezultateve të analizave.
“Nganjëherë krijohet hutia se ku është topi apo faji. Por Diçka nuk është në rregull. Sikur të ishte në rregull s’do të kishte nevojë të ndodhte i gjithë ky debat. Prej ditës kur u bë një reagim nga kompania ‘Vita’, ajo që ka ndodhë me reagime, ka qenë e panevojshme. Vetë kompania e ka bërë të madhe këtë punë. S’ka pasur nevojë ta bëjë të madhe këtë. AUV-i ka shkuar për kontroll rutinore siç bën gjithkund. Mediat i ka ftuar kompania ‘Vita’ dhe e ka bërë të madhe... Të vjetrit kanë thënë ‘kush e ka mizën pas veshi i mëshon veshit’. Reagimi i tillë të bën të dyshosh se ka diçka, fshihet diçka. Sipas informacioneve jozyrtare e zyrtare ka ankesa në vlerat dhe kualitetin e prodhimit të produkteve të përpunuesit ‘Vita’”, ka thënë ai në “Konfront” të KTV-së.
Ajvazi për inspektimin e “Vitës”: Situatat e tilla të mos shfrytëzohen për propagandë

Kushtrim Ajvazi nga Shoqata e Prodhuesve të Kosovës i ka kritikuar institucionet e vendit, për siç ka thënë, krijimin e një narracioni se produktet vendore nuk janë cilësore.
Tek ka folur për inspektimin që autoritetet e vendit e kanë bërë në qumështoren “Vita”, ai ka thënë se nuk është e ndershme që të proklamohen narracione se në Kosovë po prodhohet një produkt kancerogjen.
Ai ka thënë se situatat e tilla nuk duhet të shfrytëzohen për siç ka thënë propagandë.
“Situatat që po krijohen dhe kjo nuk është vetëm një situatë, sektori prodhues fatkeqësisht historikisht përballet me situata të palakueshme, që duket se bahet një zhurmë e shkurtër sikur që ka ndodhur tabni brenda një jave ose dy harrohen, por dëmi është pasoja që lë mbrapa. Sepse t’i shkohet me 20 - 30 inspektorë një biznesi që vazhdimisht mund të kontrollohet dhe ka të drejtë të kontrollohet në çfarëdo kohe edhe të proklamohet me narracione të tilla që po prodhohet produkt kancerogjen në Kosovë, nuk është e ndershme, edhe së pari s’i bën nder as Kosovës si shtet e as prodhuesve”, ka theksuar Ajvazi në emisionin “Konfront” në KTV.
Sipas tij me kësi narracioni po krijohen bindje se vetëm, produktet e importit janë cilësore.
Por, Ajvazi ka thënë se kjo është e gabuar pasi sipas tij çdo ditë e më shumë, porduktet e Kosovës po depërtojnë në tregun evropian.
“Nëse qëllimi kryesor është siguria e ushqimit nuk duhet të krijohen situata të tilla, ku patjetër duhet të proklamohet nëpër media edhe të krijohen narracione të tilla që prodhimi vendor nuk është i mirë, ende pa dal rezultatet, vetëm merrni edhe shikoni se çfarë po ndodh në rrjetet sociale”, ka theksuar ai, duke thënë se pasi të dalin analizat në rregull askush nuk merret me dëmin që i është shkaktuar kompanisë.
Ditë më parë qumështorja “Vita” u vetëmbyll pas një inspektimi nga institucionet. Bordi i kompanisë u ankua se në treg po lejohen produkte të importuara me pretendimin se vijnë me çmim më të lirë se në tregjet e vendeve përkatëse. Pas protestave të fermerëve, u arrit dakordimi me Ministrinë e Bujqësisë që deri më 12 korrik të publikohen rezultatet e inspektimit në “Vita”.