Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ajri sot në Prishtinë i dëmshëm

Prishtina sot ka shënuar rritje të ndotjes së ajrit. Sipas matjeve të prezantuara nga Ambasada amerikane, shkalla e ndotjes është 137, si e tillë është e dëmshme për grupe të caktuara njerëzish. Ndërsa, lokacioni më i ndotur sipas matësit AQI, është rruga "Gazmend Zajmi", me 159 shkallë.

Image

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Matësi i cilësisë së ajrit nga Ambasada Amerikane në Kosovë

 

Viteve të fundit, Kosova, e konkretisht kryeqyteti, ka pasur probleme me ajrin e ndotur. Matjet shpeshherë e kanë paraqitur si qytetin më të ndotur në botë.

Studime të shumta kanë treguar se ajri i ndotur ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e njeriut. Përpos dëmëve në mushkëri e rrugëve të frymëmarrjes, ai ka efekte edhe në tru.