Prishtina ka regjistruar ajër shumë të ndotur të enjten mbrëma, njoftoi Ambasada amerikane në matjet e kryera. Sipas njoftimit, në kryeqytet ndotja e ajrit ka shkuar në shkallën 238, që po konsiderohet “shumë i pashëndetshëm”.
AQ-ja bën të ditur nëpërmjet matjeve se lokacioni me ajrin më të ndotur është pranë rrugës “Gazmend Zajmi”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoViteve të fundit, Kosova, e konkretisht kryeqyteti, ka pasur probleme me ajrin e ndotur. Matjet e kanë paraqitur si qytetin më të ndotur në botë.

Studime të shumta kanë treguar se ajri i ndotur ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e njeriut. Pos dëmeve në mushkëri e rrugëve të frymëmarrjes, ai ka efekte edhe në tru.