Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ajri në Prishtinë, i pashëndetshëm

Prishtina të martën ka regjistruar rritje të ndotjes së ajrit.

Sipas matjeve të prezantuara nga Ambasada amerikane, shkalla e ndotjes është 171, si e tillë është e regjistruar në grupin “i dëmshëm”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

AQ-ja bën të ditur se lokacioni më i ndotur është pranë rrugës “Gazmend Zajmi”.

Image

Viteve të fundit, Kosova, e konkretisht kryeqyteti, ka pasur probleme me ajrin e ndotur. Matjet e kanë paraqitur si qytetin më të ndotur në botë.

Studime të shumta kanë treguar se ajri i ndotur ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e njeriut. Pos dëmeve në mushkëri e rrugëve të frymëmarrjes, ai ka efekte edhe në tru.