Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ajër i pashëndetshëm në Prishtinë

Ditëve të fundit është regjistruar rritje e ndotjes së ajrit në Prishtinë.

Sipas matjeve, shkalla e ndotjes të martën është 158, apo e regjistruar në grupin e “dëmshme”.

Për ditë më radhë, AQ ka regjistruar ndotje të ajrit në shkallën “e pashëndetshme”.

Tash e sa vjet, Kosova ka problem me ndotjen e ajrit.

Studime kanë treguar se ajri i ndotur ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e njeriut. Pos dëmeve në mushkëri e rrugëve të frymëmarrjes, ai ka efekte edhe në tru.