Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmeti nuk flet për jahtin, LDK-ja ironizon dhe e akuzon për konflikt interesi

Publikimi i disa fotove të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ku ai shihet brenda një jahti në bregdetin e Malit të Zi, ka nxitur reagime të shumta në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Në këto foto, të cilat nuk dihet nëse janë autentike, Ahmeti shihet i ulur në jahtin me emrin “Megalodon”, i cili, sipas gazetës online, “Metro”, që i ka publikuar fotot, është pronë e biznesmenit kosovar nga Peja, Blerim Devolli.

“Koha Ditore” u ka dërguar pyetje edhe Ahmetit, edhe zyrtarëve për informim të Komunës së Prishtinës lidhur me fotografitë e publikuara dhe takimin e supozuar në jahtin në Mal të Zi, por ata nuk kanë dhënë shpjegime rreth fotove.

Megjithatë, zyrtarë të Qeverisë, kryesisht nga LDK-ja, të dielën kanë komentuar me ironi në rrjetet sociale lidhur me fotot e publikuara me Shpend Ahmetin në jaht.

Zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi ka shkruar në Facebook se Ahmeti nuk po i përmbahet motos së VV-së “Duaje tënden”, sepse sipas tij në jahtin ku po qëndronte kreu i Prishtinës, nuk ka elemente shqiptare.

Nëpërmjet një statusi në Facebook ka ironizuar edhe Sokol Havolli, shefi i kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa.

Edhe Ahmeti thotë se prezenca e tij në jaht mund të ketë qenë gabim Arbëri Ahmeti thotë se prezenca e tij në jaht mund të ketë qenë gabim

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.