Arbëri

Kadaj Bujupi e quan shkelje të privatësisë së Ahmetit fotografimin e tij në jaht

Thyerje të privatësisë e ka cilësuar fotografimin e kreut të Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një jaht luksoz në Mal të Zi, bashkëpartiakja e tij Donika Kadaj Bujupi.

Në “Interaktiv” të KTV-së, ajo ka thënë se Ahmeti ishte në një takim me miq të tij të cilët i ka njohur edhe para se të bëhej kryetar i Prishtinës.

“Asgjë jo ligjore nuk ka bërë Shpendi pse ka pirë një kafe, apo një coca cola zero në atë jaht. Ahmeti ka qenë me familjarë të tij dhe është fotografuar qëllimshëm, duke ia cenuar kështu atij privatësinë. Ai ka mundur të mos e dijë se i kujt është jahti. Vetëvendosje nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Devollëve”, ka thënë ajo. 

Donika Kadaj Bujupi ka thënë se Vetëvendosje ka besim të plotë punën e Shpend Ahmetit.